15:28 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë ndeshje, katër gola, asnjë fitues dhe spektakël në derbin anglez

Chelsea dhe Manchester United kanë ndarë pikët në derbin e madh të futbollit anglez. 2 me 2 ka përfunduar ndeshja e cila pati një përfundim dramatik.

Chelsea kaloi në epërsi në minutën e 20 me anë të Rudiger. Martial ishte njeriu i ndeshjes në pjesën e dytë me dy gola të shënuara.

Por, kur ndeshja po pritej të përfundonte, Barkley i futur si zëvëndësues shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes.

Me këtë barazim, Chelsea është momentalisht lider me 21 pikë, ndërsa United ka 15 pikë në pozitën e tetë./Indeksonline/