07:40 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Çfarë ndodhë nëse lidhni 100 karikues në një iPhone?

Të gjithë duam që telefonat tanë të mbajnë më shumë baterinë, ose të mbushen më shpejtë, sepse ne vazhdimisht i përdorim ata.

Dhe kur jemi duke e mbushur telefonin tonë inteligjent, shpesh e shikojmë se me çfarë shpejtësie po mbushet, sepse prapë duam ta kemi atë në duar, shkruan Telegrafi.

Por a e keni menduar ndonjëherë se a mbushet iPhone juaj më shpejtë nëse ne i lidhim 100 karikues në një iPhone?

Duket se po!

Në një eksperiment në YouTube, një person i lidh 100 karikues në një iPhone, sepse ai donte të testonte nëse telefoni i tij do të mbushej më shpejtë.

Dhe siç shihet në fund telefoni që është i lidhur në 100 karikues, mbushet për disa minuta më shpejtë, sesa ai që ishte i lidhur vetëm në një të tillë.