15:08 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / B O

Çfarë ndodhi?! Shqipëria kërkon urgjentisht të mblidhet Asambleja e OKB-së

Shqipëria dhe Ukraina kanë bërë një kërkesë për mbajtjen e një mbledhjeje urgjente, të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Mbledhja është thirrur për tu zhvilluar të hënën pasdite, për të diskutuar në lidhje me masat që do të merren pas vendimit të Rusisë për të aneksuar 4 rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Në Asamble marrin pjesë 193 shtete, ndërsa pritet që vendi ynë të propozojë një draft-rezolutë, për mosnjohjen e këtij vendimi.