19:50 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Çfarë pastrimesh tjera po paralajmërojnë deputetet e VV-së?

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kanë nisur një ofensivë të pastrimeve nëpër institucionet shtetërore.

Pas shkarkimit të sekretarëve të ministrive, sot janë bërë të ditur edhe dy lajme nga ministrat e Kurtit, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca; Noterët dhe Konsujt.

E këto lajme po i gëzojnë jashtë mase deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”. Deputetja, Yllza Hoti ka paralajmëruar pastrim pranveror.

 “Spring cleaning”, është statusi i saj në Facebook, i shkruar në gjuhën angleze, shkruan Indeksonline

Image may contain: 6 people, people smiling, beard and indoor

Ndërsa, deputetja tjetër, Fitore Pacolli ka deklaruar se shërbimi i Jashtëm i Republikës së Kosovës u pat shndërruar në një sektor për rehatimin e militantëve partiak, kusherinjëve e miqëve të udhëheqësve të institucioneve të shtetit.

“E për ata që krerët e shtetit nuk i kishin as familjarë e as miq, për tu bërë pjesë e shërbimit që aq shumë e ëndërronin, kishin një mundësi. Ata duhej ta dëshmonin lojalitetin ndaj shefave me votën e tyre pro proceseve të dëmshme për vendin dhe menjëherë emëroheshin nëpër përfaqësitë diplomatike të shtetit të Kosovës.

Sot vendimi për shkarkimin e konsujve të emëruar në kundërshtim me ligjet e vendimet në fuqi është vetëm fillimi drejtë një shërbimi të jashtëm profesional. #erdhidita”, është shprehur ajo. /Indeksonline/

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting