12:22 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Çfarë po fusin në zyra të OVL të UÇK-së këta pjesëtarë?

Disa pjesëtarë me rroba civile, të siguruar nga Njësiti special i EULEX-it, sapo kanë hyrë në zyra të OVL të UÇK-së.

Ata mbanin në duar disa paketa dhe çanta, të cilat mund të jenë edhe pjesë logjistike për të kryer bastisjen.

Ka kaluar një orë prej kur ka nisur aksioni, ndërkohë ende nuk dihet nëse do të këtë të arrestuar apo vetëm bastisje./IndeksOnline/