22:43 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Çfarë po ndodh në Prishtinë? Largohen kubëzat pas 5 ditësh që u rregulluan

Kufizimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e shfrytëzoi që të rregullonte punët e lënë në gjysmë në kryeqytet, shkruan IndeksOnline.

Por cilësia e punimeve në rrugë po kritikohet fuqishëm nga qytetarët.

Në faqen  “ Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinës”  qytetarët raportojnë më dhjetra raste ku shihet cilësia e dobët e punimeve.

Madje sot, është publikuar një fotografi  në rrugën “Gazmend Zajmi” ku shihen punëtorët duke larguar kubëzat që ishin vendosur para 5 ditëve.

Por ky nuk është rasti i vetëm.

Kritika të shumta për cilësinë pati edhe për vendqëndrimet e reja për autobusë.

Pas pak ditësh ato u dëmtuan, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, raportohet edhe për cilësinë tejet të dbët të asfaltimit të rrugëve./IndeksOnline/