12:52 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Çfarë po ndodh në Rusi?! Sërish mbi 10,000 raste për 24 orë

Rusia vijon me raste rekord të koronavirusit gjatë ditëve të fundit.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 10 817 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 198 676 numrin total të të prekurve në vend.

Numri i rasteve pozitive është rritur me më shumë se 10,000 në ditë që nga e diela duke e bërë Rusinë vendin e pestë më të infektuar në botë.

Rusia kapërceu Francën dhe Gjermaninë të enjten.