11:06 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / AR

Çfarë po ndodhë me çmimin e naftës në Kosovë, Qeveria dje mori vendim, naftëtarët thonë se nuk e kanë pranuar udhëzimin!

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar një udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës.

Këtë udhëzim akoma nuk e kanë pranuar naftëtarët e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar sot kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

“Nuk kemi marrë asgjë hala”, u shpreh shkurt Berjani, duke njoftuar se as nuk kanë mbajtur takimin me perfaqësues të kompanive që tregtojnë me naftë në Kosovë.

Ndërhyrjen e Qeverisë në çmimet e derivateve, naftëtarët e kanë konsideruar si brutale.

Madje, Berjani në një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ka kërkuar ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës. Ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre s’merren parasysh./Indeksonline/