13:08 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Çfarë po ndodhë me Sadikun? (Foto)

Armando Sadiku u transferua nga Legia Warsawa në La Liga të Spanjës, të ekipi i Levantes.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ishte në formë sa ishte te klubi polak, por në Spanjë siç duket nuk po ia “mbushë syrin”, shkruan IndeksOnline.

Sadiku nuk është ftuar as për ndeshjen kundër Valencias që zhvillohet sonte nga ora, 20 e 45.

Si sulmues kryesor, skuadra e Levantes e ka ftuar Boatengun dhe Pazzinin.

Për fat të mirë në këtë ndeshje i ftuar është shqiptari nga Maqedonia, Enis Bardhi./IndeksOnline/

Temat: