12:22 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i Shqipërisë flet për mungesën e Lorent Sadikut

Trajneri i Kombëtares, Cristian Panucci doli në konferencën për shtyp, ku foli për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë dhe Wellsit. Tekniku italian sqaroi edhe zgjedhjet e bëra për këto 2 sfida.

Iu gëzon fakti që Grezda dhe Kaçe kanë gjetur rrjetat, teksa disa nga lojtarët e tjerë kanë bërë paraqitje pozitive?

Padyshim që jam i kënaqur. Të 2 futbollistët kanë gjetur motivimin për 2 ndeshjet e ardhshme. Grezda është më mirë tani se 1 muaj më parë. Jam i lumtur që tani do të vijnë në kombëtare me entuziazmin e golave.

Refuzimi i Lorent Sadikut?

Unë e kisha thirrur si pjesa e ekipit Kombëtar. Më ka dërguar mesazh dhe më ka shpjeguar që nuk ndihet në 100% e formës së tij. I kam thënë që nëse nuk ndihej në formë më mirë mos vinte. Do jetë në plane në të ardhmen. Në vend të Ramadanit të dëmtuar kam thirrur Kaçen.

Përballja ndaj Skocisë?

E merituam humbjen në ndeshjen e mirë. Nuk luajtëm mirë. Vuajtëm agresivitetin. Në shtëpi do jetë ndryshe. Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim. Kemi pësuar 3 gola nga goditje standarte. Kanë qenë gabime fëmijërorë. Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhë. Duhet t’iu përsëris shumë herë të njëjtën gjë.

Rëndësia e ndeshjes me Skocinë?

Është shumë e rëndësishme për ne, për shkak të formulës së grupeve. Është shumë e rëndësishme që të shënojmë gol. Të vazhdojmë nivelin e lojës së nisëm me Izraelin. Kemi luajtur më mirë edhe se me fitoren ndaj Turqisë. Duhet të jemi më të egër dhe oportunistë në fushë. Nuk duhet t’i shpërdorojmë rastet që na krijohen.

Temat: