15:32 / E Hënë, 20 Mars 2023 / LB

Çfarë pritet nga mbledhja e Alibeajt? PD-ja zyrtare inauguron zyrat e reja

Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeaj nuk do të ankimojë në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe atë të “Aleancës Liberale”.

Në këtë mënyrë i hapet rruga dhe plotësimit të listave të kandidatëve nga të dy fraksionet e Partisë Demokratike.

Madje dhe vetë Alibeaj, pas marrjes së vulës ka siguruar dhe selinë e re.

Këtë të hënë takimi deputetët që e mbështesin nuk do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, por në ambientet të cilëve u ka vendosur edhe siglën.

Së bashku me kryesinë, PD-ja zyrtare do të diskutojë emrat e kandidatëve.

Deri më tani janë zyrtarizuar 19 emra në garën për kryetar, por nuk ka të dhëna për këshilltarët.

Afati do të jetë 26 marsit,pas të cilit listat konfirmohen nga KQZ dhe i hapet rruga edhe modelit të fletës së votimit.