19:18 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çfarë Shaqiri, shënon gol spektakular përballë Islandës

Zvicra e ka shënuar edhe golin e tretë përballë Islandës në Ligën e Kombeve.

E tani radha ishte për Xherdan Shaqirin që ta vuloste një fillim fantastik të helvetikëve në këtë kompeticion.

Mesfushori gjilanas ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë përballë Islandës, transmeton IndeksOnline.

Anëtari i Liverpoolit shënoi në minutën e 53-të për Zvicrën dhe për rezultatin, 3-0.

Kështu në 75 paraqitje për Zvicrën, Shaqiri ka shënuar 22 gola dhe ka dhuruar 19 asistime.

Golin brilliant të Shaqirit mund ta shikoni në videon e mëposhtme./IndeksOnline/