19:38 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Albian Ajeti debuton me gol për Zvicrën, shënon përballë Islandës

Zvicra e ka shënuar edhe golin e pestë përballë Islandës në Ligën e Kombeve.

Golin e tretë për helvetikët e shënoi i jashtëzakonshmi Xherdan Shaqiri, ndërsa tani një shqiptar tjetër e ka shënuar golin e pestë.

Bëhet fjalë për Albian Ajetin, i cili ka shënuar gol pas asistimit të Haris Seferovic, transmeton IndeksOnline.

Ajeti nuk startoi nga minuta e parë për Zvicrën, megjithatë u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të dhe ky ishte debutimi i tij me seniorët zviceran.

Dhe kështu, ky është një fillim i mbarë për Zvicrën si dhe futbollistët shqiptarë të saj në Ligën e Kombeve./IndeksOnline/