11:15 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Çfarë tash për Conor McGregor pas humbjes zhgënjyese në UFC 229

Conor McGregor e bëri rikthimin e tij të shumëpritur në oktagonin e UFC, por asgjë nuk shkoi sipas planit pasi ai u mposhtë nga Khabib Nurmagomedov në Las Vegas.

Irlandezi u rikthye në UFC pas dy vitesh, por ai totalisht u demolua nga Nurmagomedov, i cili në raundin e katërt e shtrëngoi McGregor në fyt, e më pas ky i fundit u dorëzua.

Rezultati final shkaktoi skena kaotike pasi mundësi rus kërceu nga kafazi dhe u përlesh me ekipin e McGregor, derisa irlandezi u sulmua në oktagon nga ekipi i Nurmagomedov.

Pas këtij incidenti, ishte përfolur se UFC mund t’ja merrte titullin Nurmagomedovit, transmeton IndeksOnline.

Pavarsisht humbjes – McGregor mbetet yll atraktiv për organizimin e përballjeve dhe disa opsione janë të hapura për të.

Pra, çfarë vjen për të në vazhdim? Le ta shohim.

Khabib Nurmagomedov

Pas humbjes në fundjavë nga Nurmagomedov, McGregor ishte më së i prirur për një revansh ndaj rusit.

McGregor shkroi në Twitter të dielën: ”Përballje e mirë. Mezi pres për revansh”.

Për momentin, shefi i UFC-s, Dana White ka refuzuar kategorikisht një revansh të tillë, megjithatë në të ardhmen nuk i dihet.

Tony Ferguson

Nëse McGregor dëshiron të vazhdojë të sfidojë në UFC, atëherë ky do të ishte konteksti më logjik që duhet bërë.

Dyshja ka një rivalitet të theksuar mes vete, megjithatë jo edhe aq të intensifikuar sa në mes të Nurmagomedov dhe McGregor.

Nëse irlandezi do ta mposhte Fergusonin, atëherë ai do ta fitonte të drejtën për t’u përballur prapë me Nurmagomedov.

Floyd Mayweather

Thuhej se McGregor kishte fituar 100 milionë dollarë kur ai u përballë me Mayweather vitin e kaluar. Ai u ndalë në raundin e dhjetë, por bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Mayweather vazhdoi drejt rekordit të tij me 50 fitore, 0 humbje, dhe insistoi se është pensionuar, edhe pse paraja mund të luajë rol kyç në një përballje mes të dyve së shpejti.

Anderson Silva

Para përballjes me Nurmagomedov, McGregor ishte pyetur në lidhje me kundërshtarët e tij të ardhshëm dhe njëri prej emrave befasues që ai përmendi ishte ndër më të mëdhenjët e historisë së UFC.

Braziliani ka dominuar në peshat e mesme nga viti 2006 deri në vitin 2013 dhe në një periudhë, ai kishte 16 fitore rresht. Megjithatë, ditët më të mira të 43-vjeçarit janë mbrapa tij, pasi në gjashtë përballjet e fundit, ka marrë katër humbje.

Pensionimi

Me gjasë, ky është opsioni më pak i mundshëm se sa përballja me Silvan.

Por, kjo mund të ndodhë për McGregor, i cili financiarisht qëndron mirë, pasi edhe pas humbjes nga Nurmagomedov u pagua mjaft mirë.

Pse ai duhet ta rrezikojë shëndetin e tij afat-gjatë në sport pas kësaj? Dashuria e tij për sportin është e madhe./IndeksOnline/

Temat: