Skandal: Crvena Zvezda publikon një video me mbishkrimin ”Kosova është Serbi!”
Klubi serb Crvena Zvezda ka nxitur reagime të shumta pasi në rrjetet sociale publikoi një video të shoqëruar me mbishkrimin “Kosova është Serbi!”.
Postimi u bë pas ndeshjes miqësore ndaj Zenitit në Shën Petersburg, ku gjatë takimit u shfaqën edhe pankarta dhe u dëgjuan thirrje me të njëjtën përmbajtje politike nga një pjesë e tifozëve, shkruan IndeksOnline.
Në videon e publikuar shihet edhe mbishkrimi ”Rroftë Rusia dhe Serbia!”.
Derisa gjatë ndeshjes tifozët e Zenitit kënduan në kor, ”Kosova – Serbia”.
Ky është një tjetëe skandal nga skuadra serbe, derisa Federata e Kosovës në Futboll duhet të reagojë në UEFA dhe FIFA për këto fyerja raciste./IndeksOnline/


