13:05 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Çfarë thotë Totti për shortin Barcelona-Roma?

Barcelona dhe Roma do të përballen në cerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Francesco Totti është ndër të parët që ka komentuar këtë short mjaft të vështirë për skuadrën romake.

Kjo është deklarata e tij:

Për Romën që ka luajtur mire në ndeshje të mëdha mund të jetë një stimul?

– Në letër, Sevilla dhe Liverpool ishin më të volitshme. Në fushë është ndryshe. Jam i sigurt se edhe ata do të shqetësohen për përballjen me Romën. Le të tregojmë se Roma mund të jetë aq e fortë sa Barcelona.

A e keni parë Messin të luajë?
– Unë gjithmonë e shikoj atë sepse djali im është i çmendur pas tij, ai më tregon video në Youtube.

Nëse Roma luan në të njëjtën frymë si Shakhtari, ajo mund të dalë me kokën lartë?
– Futbolli është i këndshëm sepse çdo gjë mund të ndodhë, veçanërisht në këto momente. Ne përballemi me një nga më të fortit në Evropë, por për të fituar duhet të përballeni me të gjithë. Përballja me Messin, Suarez, Piqué jep një shtytje shtesë.

Totti vë në pikëpytje stresin: “Ne i afrohemi kësaj loje si një skuadër e madhe, ata gjithashtu do të shqetësohen për tu përballur me Romën. Ne përfunduam grupin si të parët, në një grup shumë të vështirë me kundërshtarë si Chelsea dhe Atletico Madrid. Në raundin e dytë kaluam Shakhtarin të cilët poashtu janë të fortë, ne kemi bërë një rrugë shumë pozitive. Tani edhe Barcelona do të duhet të djersitet” . /IndeksOnline/