18:30 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Çfarë Tottenhami, thyen rekord, asnjë blerje

Afati kalimtar veror në Angli tashmë ka mbaruar pas shumë marrëveshjeve të klubeve angleze.

Por, këtu duhet ta përjashtojmë klubin e famshëm londinez, Tottenhamin, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Maurizio Pochettinos ka dështuar që ta transferojë një lojtar të vetëm në këtë afat kalimtar.

Kështu, ky është një rekord i ri për historinë e Premier Leagues, pasi që një gjë e tillë në kompeticionin në fjalë nuk ka ndodhur kurrë.

Këtë rekord paraprakisht e ka mbajtur Leeds Unitedi.

Skuadra që tani garon në Championship e kishte transferuar vetëm Joby Morrisin në vitin 2003.

Presim ta shohim se çfarë do të ndodhë me Spurs sezonin e ardhshëm duke pasur parasysh edhe faktin që londinezët luajnë edhe në Champions Leaguen sezonin e ardhshë./IndeksOnline/