16:44 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Cristiano Ronaldo do ta shkruajë historinë në Serie A me Juventusin

Vëllau i Cristiano Ronaldos ka thënë se sulmuesi portugez do ta shkruajë historinë me Juventusin në Serie A, shkruan IndeksOnline.

33-vjeçari është aktualisht në stërvitje para-sezonale me ”Zonjën e Vjetër”, teksa u transferua në Itali nga Real Madridi këtë verë për shifrën e 100 milionë eurove.

Dhe duke folur për Gazzetta dello Sport, Hugo Aveiro e shfaqi besimin që vëllau i tij e ka zgjedhur një klub fantastik dhe një vend të mrekullueshëm për të luajtur futboll.

”Unë mendoj se Cristiano do të ketë sukses me Juventusin”, tha fillimisht Aveiro.

”Nga këndvështrimi im, ai ka zgjedhur një klub fantastik dhe ai do t’i ndihmojë ata të arrijnë rezultate të mëdha”.

”Duke e njohur atë, ai do t’i japë gjithçka trupit të tij që ta mbajtur veten në nivelin që është – dhe madje të përmirësohet më shumë”.

”Jam i sigurtë se paraqitjet e tij do të jenë të nivelit të lartë dhe e di se ai do të jetë pjesë e historisë së këtij kampionati”, përfundoi Aveiro./IndeksOnline/