09:00 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / AR

CFDA Awards 2023/ Këta janë fituesit e çmimeve të modës

Këshilli i Stilistëve të Modës në Amerikë (CFDA) ndau çmimet në fushën e modës për vitin 2023.

CFDA është një organizatë, e cila ka për qëllim të forcojë ndikimin dhe suksesin e stilistëve amerikanë në botë. Anëtarët e këtij këshilli, ku përfshihen redaktorë mode, stilistë, blogerë, votuan dhe ja cilët janë fituesit e këtij edicioni:

Stilistja e vitit për veshjet e femrave: Catherine Holstein për Khaite

Stilisti i vitit për veshjet e meshkujve: Willy Chavarria për Willy Chavarria

Çmimi i Ikonës së Modës 2023: Serena Williams

Stilistet më të mira të aksesorëve: Ashley dhe Mary-Kate Olsen për The Row

Çmimi ndërkombëtar: Jonathan Anderson për J.W. Anderson dhe Loewe

Çmimi i bordit të drejtuesve: Vera Wang

Stilistja e vitit: Rachel Scott për Diotima

Çmimi në nder Geoffrey Beene: Maria Cornejo për Zero Maria Cornejo

Çmimi i Medias në nder të Eugenia Sheppard: Alina Cho

Çmimi në nder Eleanor Lambert: Domenico De Sole

Çmimi i Inovacionit: Gwyneth Paltrow për Goop