21:25 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Challandes: Madagaskari nuk është Brazil, vazhdojmë të punojmë shumë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challendes është shprehur i kënaqur pas fitores kundër Madagaskarit.

“Jam shumë i kënaqur për fillim. Kemi punuar gjatë tërë javës në fazën defanzive, pasi Kosova ka pësuar 24 gola në kualifikimet e kaluara. Puna në këtë drejtim u shpagua”, ka thënë Challendes pas ndeshjes. Megjithatë, ai nuk i jep shumë bujë kësaj fitoreje.

“Duhet ta kemi të qartë se Madagaskari nuk është Brazil, prandaj duhet të vazhdojmë të punojmë shumë. Sidoqoftë, ne u treguam skuadër kompakte, të gjithë e dhanë maksimumin dhe duhet të jemi të kënaqur”, ka shtuar përzgjedhësi Challendes.