11:35 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Challandes mbron lojtarët, merr përsipër fajin për golat e pësuar ndaj Anglisë

Bernard Challandes ka zhvilluar një konferencë për media para ndeshjes me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Ai është pyetur për dështimin e mbrojtjes në humbjen 5-3 kundër Anglisë gjatë ndeshjeve të shtatorit.

Por zvicerani ka mbrojtur lojtarët duke fajësuar vetën për atë disfatë.

Nuk janë fajtor mbrojtësit për humbjen ndaj Anglisë. Por unë jam fajtor që nuk ua kam përsëritur shumë herë që duhet të mbrohemi e gjithë skuadra. Me lojtarët e Anglisë çdo mbrojtës e ka shumë të vështirë në situatën një kundër një. Ne duheshim të mbrohemi të gjithë bashkë“, ka thënë Challandes. /IndeksOnline/