12:07 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Challandes: Ndaloni të qani dhe ofroni zgjidhje

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në lidhje me krizën që ka kapluar globin për shkak të pandemisë COVID-19.

Në një intervistë me ‘LeNouvelliste.ch’, strategu zviceran ka thënë se duhet treguar përgjegjësi në këtë periudhë të vështirë.

“Ndaloni të qani dhe ofroni zgjidhje dhe jo të përfitoni nga pasojat e këtij virusi”, ka thënë fillimisht Challandes.

“Turp për ne, entuziastë të futbollit, të cilët shpikin shtresa për të përfunduar apo anuluar edicionin aktual. Ndaloni të qeni të pavëmendshëm në këto rrethana”, tregon më tej Challandes.

“Unë jam i shqetësuar. Sot ka ndryshuar gjithçka dhe futbolli tani nuk është një shqetëson problem thelbësor”, thekson trajneri zviceran.

“E kam vënë tërë energjinë në shërbim të atyre që mund t’i ndihmoj ani pse mosha ime më detyron të qëndroj në shtëpi. Do të doja që bota e futbollit të respektojë udhëzimet nga specialistët e shëndetit, të demostrojmë disiplinë dhe solidaritet, virtyte që na sjellin te fitorja”, shtoi ai./IndeksOnline/