17:03 / E Martë, 13 Tetor 2020 / C E

Challandes nuk do kritika, i arsyeton humbjet e njëpasnjëshme

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për media një ditë para ndeshjes kundër Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ai është shprehur i befasuar me kritikat që ka marrë pas humbjeve të njëpasnjëshme të Kombëtares së Kosovës.

Tani në këtë situatë dua që t’i them dy gjëra të rëndësishme. Në grupin tonë kemi 30 lojtarë që i përdorim dhe prej këtij grupi 10 lojtar i kemi mungesë. Duhet ta keni parasysh këtë kur të bëni komente rreth ekipit“, ka thënë trajneri.

Jam shumë i befasuar me kritikat që janë bërë në drejtim të ekipit për humbjet që i kemi pas. Duhet të keni parasysh edhe kundërshtarët që i kemi pasur Greqia është shumë e fortë, asnjëherë nuk është e lehtë të luash as edhe kundër Moldavisë. Sllovenia është shumë e organizuar dhe shumë e vështirë të depërtohet në mbrojtjen e tyre. Jam i befasuar me kritikat e shumta që keni pasur gjatë kësaj kohe“, tha ndër të tjerash zvicerani. /IndeksOnline/