10:22 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Champions League: Çfarë duhet të dimë para shortit për fazën e grupeve

Më në fund. Fillimi i sezonit të ri nënkupton edhe rikthimin e Champions Leagues, ku klubet më të mëdha evropiane priten ta fillojnë këtë garë në shtator.

Real Madridi është kampioni në fuqi pasi e mposhti Liverpoolin e Mohamed Salah. 3-1 në finalen e sezonit të kaluar në Kiev, për ta fituar këtë titull tre herë radhazi.

Por, me largimin e trajnerit, Zinedine Zidane dhe superyllit, Cristiano Ronaldo, klubi madrilen pritet të ketë vështirësi këtë vit në këtë kompeticion madhor.

Image result for liverpool real madrid

Në letër, favoriti kryesor është kampioni i Premier Leagues, Manchester City, skuadër e cila e arriti çerekfinalen sezonin e kaluar, për t’u eliminuar në këtë fazë nga Liverpooli.

Ndërkohë edhe gjigantët evropianë si Juventus dhe Barcelona gjithashtu janë ndër favoritët potencial për të triumfuar, shkruan The Independent, transmeton IndeksOnline.

Por, para se të fillojmë të mendojmë për fituesin potencial, ne duhet të përqëndrojmë mendjen tonë te faza e grupeve. Këtu keni gjithçka që duhet të dini për shortin dhe mënyrën se si funksionon.

Kur do të hedhet shorti?

Shorti do të mbahet të enjten, më 30 gusht. UEFA ende nuk ka dhënë kohë zyrtare për fillimin e shortit, por me gjasë do të fillojë nga ora 19:00.

Ku do të mbahet?

Në vendin e preferuar të gjithë neve: Monako.

Related image

Ku mund ta shikojmë shortin ”live”?

Shorti do të transmetohet drejtëpërdrejtë në ueb-faqen e UEFA-s. Githashtu do të transmetohet në BT Sport.

Cilat klube do të jenë të vendosura në vazot përkatëse?

Vazot numër një:

Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Manchester City, Bayern Munich, Juventus, Paris Saint-Germain, Lokomotiv Moskow.

Image result for bale asensio

Vazo numër dy:

Borussia Dortmund, Porto, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Napoli, Tottenham, Roma, Liverpool*.

Image result for klopp

Vazo numër tre:

Schalke, Lyon, Monaco, CSKA Moscow, Valencia*, Viktoria Plzen*.

Image result for falcao

Vazo numër katër:

Club Brugge, Galatasaray, Inter Milan, Hoffenheim.

Image result for skriniar

Sqarim: Kanë mbetur të kualifikohen edhe gjashtë skuadra, të cilat aktualisht janë në play-off.

Çfarë është duke ndodhur në raundin e play-offit?

Këto janë rezultatet nga ndeshjet e para:

Red Star Belgrade 0-0 Red Bull Salzburg
BATE Borisov 2-3 PSV
Young Boys 1-1 Dinamo Zagreb
AEK Athens 2-1 MOL Vidi
Benfica 1-1 PAOK
Ajax 3-1 Dynamo Kiev

Cilët janë favoritët sipas kompanive të basteve?

5/1: Manchester City
6/1: Juventus
7/1: Barcelona
8/1: Paris Saint-Germain
9/1: Bayern Munich
9/1: Real Madrid
10/1: Liverpool
12/1: Atletico Madrid
14/1: Manchester United
25/1: Tottenham Hotspur
33/1: Napoli
50/1: Inter Milan./IndeksOnline/