Champions League do të zhduket, skuadrat e mëdha evropiane pajtohen për një ligë të re
Fundi i Ligës së Kampionëve mund të jenë më afër se kurrë. Skuadrat më të mëdha evropiane kanë nënshkruar një marrëveshje për të krijuar një Super League Evropiane.
Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Bayern Munich, Juventus, Chelsea, Arsenal, PSG, Manchester City, Liverpool dhe Milan kanë nënshkruar një dokument si ekipe themeluese. Ekipe mysafiret që e kanë nënshkruar këtë dokument dhe që do të jenë pjesë e kësaj lige janë edhe Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Marseille, Interi dhe Roma.
Të gjitha këto ekipe kanë nënshkruar dokumentin që pajtohen për largimin nga formati i Ligës së Kampionëve për të formuar një ligë të re, me format ndryshe.
Formati i ri do të kishte dy faza, një paraprake e parë në të cilën ekipet do të integroheshin në grupe të ndryshme dhe një raund tjetër të eliminimeve.
Kjo ligë do të sjellte të ardhura më të mëdha financiare për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. Liga pritet të fillojë aplikimin nga viti 2021./Indeksonline/