Champions League mban një minutë heshtje për Astorin
Ndeshjet e Ligës së Kampionëve, PSG – Real Madrid dhe Liverpool – Porto kanë filluar me një minutë vonesë.
Të pranishmit në Anfield dhe në Parc des Prince kanë mbajtur një minutë heshtje për ish-kapitenin e Fiorentinës, Davide Astori.
Astori ka vdekur në mëngjesin e të dielës si pasojë e një sulmi në zemër, ku janë shtyrë ndeshjet e Serie A dhe B si dhe do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës këtë javë. /IndeksOnline/