18:52 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Championsi për Chelsean vitin e ardhshëm vetëm në TV (Video)

Tottenham ka mposhtur Chelsean me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 32-të të Premierligës.

Blutë kaluan të parët në epërsi me golin e Alvaro Moratas në minutën e 30-të.

Spurs u kundërpërgjigjen me tre gola të tjerë. Eriksen barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Dele Alli me dygolësh siguroi tre pikë të rëndësishme skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Tottenham është e katërta me 64 pikë, ndërsa Chelsea e pesta me 56 pikë. /IndeksOnline/