75 Mall Live Search
16:23 / E Shtunë, 29 Korrik 2023 / C E

Chelsea, afër transferimit të Ugochukwu

Chelsea raportohet se është afër që të nënshkruajë me Lesley Ugochukwu.

“L’Equipe” ka raportuar se klubi londinez është në bisedime me Rennes për transferimin e mesfushorit.

Chelsea thuhet se ka qenë në bisedime për rreth dhjetë ditë për Ugochukw, kontrata e të cilit me klubin e Ligue 1 është e vlefshme deri në verën e vitit 2025.

“Blutë” po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre pas një morie largimesh të mesfushorëve.

Ndërsa, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Ugochukwu nuk pritet të luajë sot në miqësoren ndaj West Ham United.

Romano theksoi se 19-vjeçari është në prag të bashkimit me Chelsean,  teksa marrëveshja do të përfundojë në orët e ardhshme.