20:40 / E Martë, 28 Qershor 2022 / Gj. Sh

Chelsea arrin marrëveshje për Raphinha

Chelsea ka arritur marrëveshje me Leeds për transferimin e brazilianit Raphinha.

Gazetari Fabrizio Romano ka raportuar se oferta prej 65 milionë euro u pranua zyrtarisht nga Ledds, transmeton Indeksonline.

Ai ka njoftuar se gjatë ditës Leeds ka refuzuar ofertën e Arsenalit, e cila ishte më e ulët se ajo e Chelsea, ndërsa në orët e fundit edhe Barcelona ka telefonuar drejtuesit për Rapfhinha, por edhe shifra e tyre ishte e ulët.

Bisedimet tani po vazhdojnë mes Chelseas dhe agjentëve të Raphinhas për kushtet personale./Indeksonline/