18:45 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Chelsea “blindon” Christensenin, e quajnë pasardhësi i Terryt

Antonio Conte mesa duket e ka gjetur zëvendësuesin ideal të ish-kapitenit legjendar të Chelseat, John Terry. Ai është danezi Andreas Christensen, i cili po kalon një sezon fantastik deri më tani tek blutë e Londrës.

Menjëherë Konte ka kërkuar rinovimin e tij, duke i ofruar një pagë shumë herë më të lartë seç merr aktualisht. 21-vjeçari po arrin të luajë javë pas javë në formacionin titullar të Chelsea, duke lënë në pankinë lojtarë si David Luiz dhe Gary Cahill.

Kontrata aktuale e Christensen skadon në vitin 2020, por Konte i ka ofruar një kontratë deri në 2025, e cila pritet të nënshkruhet nga talenti danez./IndeksOnline/

Temat: