15:19 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Chelsea dëshiron ta mbajë talentin e shumëkërkuar

Chelsea është duke u përpjekur ta mbajë Callum Hudson-Odoi, i cili po kërkohet nga klubet e mëdha si Juventusi, Barcelona dhe Arsenali.

I riu i cili luan për U-17 e Anglisë, nuk është bindur me ofertën që “Blues” i kanë bërë për rinovimin e marrëveshjes së tij, shkruan The Sun.

Chelsea ka kërkuar 20 milionë paund për ta lënë atë të lirë, megjithse duke pasur parasysh moshën e tij të re çmimi i tij është jashtëzakonisht i lartë. /IndeksOnline/