10:25 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

Chelsea e ka seriozisht, ofron dy lojtarë për Harry Kane

Skuadra e Chelseat po mendon për sezonin e ri. Blutë e Londrës po mendojnë ta sjellin në ‘Stamford Bridge’ sulmuesin anglez, Harry Kane.

Kane njoftoi publikun se zyrtarisht do të largohet nga Tottenham Hotspur në fund të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline

“E dua Ligën e Kampionëve”, ishin fjalët që i tha Kane në Sky Sport.

Shumë klube janë në kërkim të tij, por Chelsea shihet si favorite për të firmosur me sulmuesin e Kombëtares së Anglisë.

Madje ‘Blutë’ do të bëjnë një ofertë gjatë këtyre ditëve, ku përfshihen para dhe dy lojtarë: Kepa Arrizabalaga dhe Tammy Abraham.

Përvec Chelseat, të interesuar për sulmuesin janë edhe klubet, si: Manchester City, United dhe Liverpool./IndeksOnline/