22:55 / E Martë, 26 Tetor 2021 / C E

Chelsea fiton me penallti, kalon në çerekfinale

Chelsea ka kaluar në çerekfinale të EFL Cupës.

Blutë e Londrës kanë mposhtur Southamptonin pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.

Për Chelsean shënoi Havertz në minutën e 44-të derisa për Southamptonin realizoi Adams në minutën e 47-të.

Pas ekzekutimit të penalltive, Chelsea fitoi me rezultat 4-3, ku vetëm Mount dështoi nga pika e bardhë. /IndeksOnline/