75 Mall Live Search
20:32 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / AR

Chelsea fokusohet në transferimin e talentit të Interit

Pasi Chelsea ka siguruar shërbimet e Carney Chukwuemeka, ata raportohet se janë fokusuar me të gjitha përpjekjet për të siguruar shërbimet e talentit italian të Interit. Cesare Casadei

19 vjeçari italian konsiderohet si njëri prej yjeve më të talentuar te të rinjve të Zikaltërve dhe ai tani është gati që t’i bëjë hapat e rinj në karrierë, pasi që konsiderohet njëri prej mesfushorëve më premtues në botë. Sassuolo po ashtu e kërkon Casadein që një kohë të gjatë, por ofertat e tyre nuk kanë bindëse.

Siç raporton Evening Standard, transmeton GazetaExpress, Chelsea janë duke shikuar për ta blerë atë pasi që ata arritën marrëveshje me Aston Villan për Chukwuemeka, do të fokusohen në transferin e Casadeit të Interit.

Zikaltërit kërkojnë rreth 20 milionë euro për të dhe Chelsea duket se do ta plotësojë këtë shumë. Ata e kanë skautuar 19 vjeçarin që një kohë të gjatë tashmë dhe besojnë së është një lojtar perfekt për ta.

Casadei ka shënuar 24 gola dhe ka bërë shtatë asiste në 65 ndeshje për skuadrën e Primavera të Interit gjatë sezoneve të kaluara.