14:26 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Chelsea i prinë garës për Sergej Milinkovic-Savic

Skuadra e Chelseas është futur në garë për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Blutë e Londrës janë favoriti kryesor për të nënshkruar me mesfushorin serb, shkruan IndeksOnline.

Mediat në Britani dhe Itali, shkruajnë se Chelsea shumë lehtë mund ta transferoj futbollistin, i cili ka një simpati për anën angleze.

23-vjeçari kërkohet me ngulmë nga shumë skuadra, përfshi; Manchester Unitedi dhe Real Madridi.

Sergei shënoi 12 herë në 35 ndeshje për Lazion në sezonin e kaluar./IndeksOnline/