09:29 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Chelsea ia sheh ”sherrin” vendimit të Contes për ta refuzuar Realin

Përfundimisht, Antonio Conte e ka refuzuar Real Madridin. Por, kush do të jetë trajneri i ri i kampionit në fuqi të Evropës?

Klubi madrilen po kalon nëpër momente të vështira pas shkarkimit të Julen Lopeteguit mbrëmë.

Lopetegui është shkarkuar pas ”El Clasico-s” të së dielës. Barcelona e ”demoloi” Real Madridin në ”Camp Nou” me rezultat, 5-1.

Santiago Solari është emëruar në këtë post në baza të përkohshme, transmeton IndeksOnline.

Image result for conte

Dhe mediat e kanë lidhur ish-trajnerin e Chelseat, Antonio Contes me postin e shefit të Real Madridit.

Por, së fundmi po raportohet se tashmë tekniku italian e ka refuzuar Real Madridin.

Ky vendim për ta refuzuar Real Madridin mund t’i kushtojë Chelseat.

The Times shkruan sot: ”Dështimi i Antonio Contes për të arritur marrëveshje me Real Madridin mund t’i kushtojë Chelseat më shumë se 7 milionë funte”.

Image result for abramovich conte

”Sipas kushteve të kontratës së tij të fundit me Chelsean, të nënshkruar në korrik të vitit 2017, Conte duhej të paguhej 9.5 milionë funte për vit derisa të gjente punë tjetër, pra Chelseat i konvenonte që ai t’i bashkohej Real Madridit”./IndeksOnline/