15:30 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Chelsea ka arritur të siguroj fitoren e parë për këtë sezon

Chelsea ka regjistruar fitoren e parë për këtë sezon në Premier League, duke mposhtur si mysafir Norwich Cityn me rezultat 3-2.

Ishte një ditë ku impresionuan të rinjtë e Frank Lampardit, me Tammy Abrahamin që realizoi dy gola, ndërsa Mason Mount tjetrin, transmeton Periskopi.

Sulmuesi i ri anglez shënoi në minutat 3′ dhe 68, ndërsa Mount në të 17-tën.

Vendësit arritën që dy herë ta barazojnë rezultatin dhe luftuan deri në fund, por u desh të pajtohen me humbje.

Për Norwichin shënuan Todd Cantwell në minutën e 6-të dhe top golashënuesi i Premier Leagues, Teemu Pukki në të 31-tën.

Pas kësaj fitore, Chelsea grumbullon katër pikë dhe pozicionohet në vendin e 10-të, ndërsa Norwichi në të 13-tin me tri pikë.