21:34 / E Shtunë, 13 Maj 2023 / MSH

Chelsea kalon nën “dirigjimin” e Pochettinos

Mauricio Pochettino do të jetë trajneri i Chelseat sezonin e ardhshëm.

Sipas Fabrizio Roanos, bisedimet mes Pochettinos dhe Chelseat kanë qenë të avancuara gjatë prillit dhe se marrëveshja pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.

Ish-trajneri i Tottenhamit dhe PSG-së do të fillojë kapitullin e ri si trajner i Chelseat duke filluar nga qershori.

Frank Lampard do të mbetet trajneri i përkohshëm deri në fund të sezonit.