16:00 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Chelsea kandidati kryesor për t’ia “rrëmbyer” yllin Manchester Unitedit (Foto)

Skuadra e Chelseat pritet të bëjë një ofertë zyrtare për lojtarin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Francezi nuk po kalon mirë nën urdhrat e Jose Mourinhos, prandaj e ardhmja e tij është në pikëpyetje, transmeton IndeksOnline.

Shumë klube janë të interesuar për lojtarin, por Chelsea duket se do të jetë kandidati kryesor për t’ia “rrëmbyer” yllin francez “Djajve të Kuq”.

Abramovich, pronari i Bluve të Londrës ka ndërmend të bëjë shpenzime marramendëse në fund të sezonit. Transferimi  i parë do të jetë ylli francez, Martial .

Me shitjen e francezit, Unitedi pritet të fitojë plotë 70 milionë funta./IndeksOnline/