08:24 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Chelsea kontakton trajnerin e skuadrës italiane

Largimi i Antonie Contes nga stoli i Chelseas është i pashmangshëm në fund të sezonit, shkruan indeksonline.

Drejtuesit e skuadrës angleze tashmë e kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri i cili po zhvillon një kampionat shumë të mirë në Itali.

Sipas mediave angleze, dy palët pritet të fillojnë bisedimet gjatë ditëve në vazhdim. /IndeksOnline/