Chelsea luan “tenis” me Evertonin, Palmer realizon “Poker”
Chelsea ka shënuar fitore bindëse në javën e 33-të të Premierligës angleze.
Blutë e Londrës shënuan fitore bindëse ndaj Evertonit në “Stamford Bridge”, me rezultat 6-0, shkruan IndeksOnline.
Në këtë ndeshje shkëlqeu Cole Palmer, i cili realizoi katër gola (13′, 18′ 29′ dhe 64′)
Dy golat e tjerë u shënuan nga Jeckson në minutën e 44-të dhe Alifie Gilchrist në minutën e 90-të.
Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 47 pikëve dhe renditet në vendin e nëntë, ndërsa Evertoni ka 27 pikë duke u renditur në vendin e 16-të./IndeksOnline/