Chelsea, merr vendimin për të ardhmen e Willianit dhe të Pedros

Klubi i Chelseas ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me dy futbollistët: Willianin dhe Pedron të qëndrojnë në skuadër deri në përfundim të këtij sezoni.
Ata do të jenë të gatshëm për Lampardin për ndeshjet e mbetura të ligës, FA Kupës dhe Ligës së Kampionëve, transmeton Indeksonline.
Pedro pasi të përfundoj me Chelsean do të transferohet te Roma, kurse Williani pritet të mbetet në Londër, ku do të transferohet te njëra nga skuadrat londineze: Tottenhami, Arsenali apo West Hami./Indeksonline/