Chelsea merr vendim për trajnerin Graham Potter

Skuadra e Chelseas po përballet me një krizë rezultatesh kohëve të fundit.
Pas kësaj situate, mediat angleze në vazhdimësi kanë raportuar se ”Blutë” po shikojnë mundësin e shkarkimit të trajnerit Graham Potter, transmeton IndeksOnline.
Ato kanë shkuar edhe më larg dhe kanë përmendur emrin e Mauricio Pochettino si zëvëndësues të Potterit.
Por sipas gazetarit, David Ornstein, pavarësisht problemeve të vazhdueshme, për një të ardhme të parashikueshme, drejtuesit e Chelseas nuk kanë ndërmend të ndalojnë së punuari me teknikun anglez./IndeksOnline/