Chelsea mposhtet nga Arsenali (Video)
Skuadra e Chelseas ka pësuar humbjen e parë nën-urdhëratë e Maurizio Sarrit në ndeshjen para-sezonale.
Blutë e Londrës u mposhtën nga rivali lokal, Arsenal pas penalltive, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja gjatë 90 minutave u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1. Golat i shënuan: Rudiger (Chelsea) dhe Lacazette (Arsenal).
Në penallti më të saktë u treguan yjet e Unai Emeryt, të cilët fituan me rezultat 6-5.
Ndeshjen e radhës Arsenal e zhvillon ndaj Lazios, kurse Chelsea ndaj Manchester Cityt, takim i vlefshëm për Super Kupën e Anglisë./IndeksOnline/