22:32 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Chelsea ”ndez motorët” shënon fitore ndaj Crystal Palace

Skuadra e Chelseas i është rikthyer fitoreve në Premierligës.

Blutë e Londrës fituan si nikoqire e Crystal Palace me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për Xhiron e 19-të, shkruan IndeksOnline.

Mykhailo Mudryk i dha epërsinë Chelseas në minutën e 13-të.

Crystal Palace arriti ta barazonte rezultatin disa sekonda pa përfunduar pjesa e parë, me golin e Michael Olise.

Fitoren skuadrës së Pochetinos ia siguroi Noni Madueke, i cili u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 89-të.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 25 pikëve dhe renditet në vendin e 10-të.

Në anën tjetër, Crystal Palcae është në vendin e 15-të me 18 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/