14:17 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Chelsea në “pole position”, mund të nënshkruajë me një sulmues të madh nga La Liga

Skuadra e Chelseat është duke bërë “peshkim” ende pa nisur koha e transferimeve.

Sipas mediave të huaja, Blutë e Londrës janë në “pole position” për transferimin e lojtarit të Athletic Bilbao, Nico Williams, shkruan Indeksonline

21-vjeçari ka klauzolë lirimi për 45 milionë funta, kurse vlera e tij shkon deri në 50 milionë euro.

Nico gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 22 ndeshje në La Liga, ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 7 asiste.

Sulmuesi anësor shihet si zëvendësues i të dështuarit, Mudryk – i cili mund të largohet nga Chelsea vetëm pas një sezoni./Indeksonline/