Chelsea nuk ka të ndalur, mposhtë edhe Bournemouthin: Notat e lojtarëve
Edhe Chelsea ka vazhduar ecurinë e fitoreve në kuadër të kampionatit anglez, Premier League.
Skuadra e Maurizio Sarrit e ka mposhtur Bournemouthin në ndeshjen e zhvilluar në ”Stamford Bridge”.
”Të Kaltërit” kanë regjistruar fitore me rezultat solid, 2-0 ndaj ”Qershive”.
Golat për vendasit i shënuan Pedro në minutën e 72-të dhe Eden Hazard pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, transmeton IndeksOnline.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Chelsea ka regjistruar katër fitore, duke u renditur në vendin e dytë me 12 pikë.
Ndërsa, Bournemouth renditet në vendin e gjashtë me dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/