16:23 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arsenali rikthehet te fitorja në Premierligë, i “ngjitet” Chelseas

Arsenali ka mposhtur Bournemouthin me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 13-të të Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Emery kaloi në epërsi në minutën e 30-të me një super autogol të Jefferson Lerma, shkruan Indeksonline.

Vendasit barazuan rezultatin në minutën e shtesë të pjesës së parë me anë të Joshua King.

Arsenali e riktheu epërsinë në minutën e 67-të me golin e Aubameyang.

Me këtë fitore, Arsenali është në vendin e pestë me 27 pikë, një më pak se Chelsea dhe tetë më pak se kryesuesi, Manchester City. /IndeksOnline/