16:02 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Chelsea po synon transferimin e mbrojtësit të Bayernit

Chelsea gjatë kësaj vere do ti vihet pas lojtarit të Bayern Munich, David Alaba.

Mbrojtësi austriak shquhet për mundësinë që të luajë në të gjitha repartet e mbrojtjes gjë që e ka bërë shumë të kërkuar në Europë.

Chelsea po e sheh austriakun si një alternativë për Alex Telles.

David Alaba po kërkohet nga shumë klube europiane mirëpo Frankie Lampard mund të jetë një shtysë për skuadrën londineze për ta transfeuar atë para të tjerëve. /IndeksOnline/