19:49 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Chelsea “poker” Qarabagut, kalon në fazën tjetër (Video)

Chelsea ka mposhtur Qarabagun e Ansi Agollit me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Anglezët kaluan në epërsi në minutën 21-të me një gol të Hazardit nga penalltia.

Willian shfrytëzoi një superaksion për të dyfishuar rezultatin në minutën e 36-të, shkruan indeksonline.

Fabregas shënoi  golin e tretë nga penalltia në minutën e 73-të, ndërsa Willian me një predhë vulosi rezultatin përfundimtar.

Kujtojmë se Qarabagu nga minuta e 19-të ishte me dhjetë lojtar, pasi Sadygov u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Chelsea është në pozitën e parë me 10 pikë, dy më shumë se Roma që sonte luan me Atletico Madridin. /IndeksOnline/